Deliallisi: Arbitri sot ishte për U13

Futboll

Deliallisi: Arbitri sot ishte për U13

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:25
Alfred Deliallis

Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, ka qenë i zhgënjyer nga eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, ai deklaroi pas sfidës se ekipi kishte pasur objektiv kualifikimin dhe kishte qenë shumë afër tij në ndeshjen e sotme, që u vendos në fund nga 4 golat e shënuar në shtesa nga shkodranët.

“Ne kishim dhënë gjithçka nga vetja dhe kishim objektiv kalimin e turit.

Dua të komplimentoj djemtë nga i pari te i fundit për atë që dhanë në fushë dhe se treguan futboll e mund të japin më shumë se në ndeshjet e fundit.

Kanë cilësi, nëse janë grup deri në fund, do të luftojmë deri në fund për objektivin për të mos rënë.

E pësuam sot nga një episod goli i parë, edhe goli i dytë. Mendoj se arbitri sot vetëm ashtu nuk ishte, për mënyrën se si e interpretoi ndeshjen ishte për U13 mendoj.

Mënyra se si nisëm lojën, çdo gjë e kishim në kontroll. Vllaznia është në momentin e vet më të mirë, shumë pak ekipe mund të vijnë e t’i luajnë Vllaznisë këtu si ne. Sot kishim edhe mungesën e Sadikit. Në dy momente keqvendosje në fazë mbrojtëse e pësuam. Kur shënuam 2-1, kishim një moment tjetër në shtesë me Zekën që mund të jepnim goditje. Komplimentoj djemtë, konkurrencën nuk e kam problem, kam idetë e qarta se kush duhet të luajë, ata që vrapojnë e luftojnë. E kam thënë për ata që nuk luftojnë e sakrifikojnë, cilësia nuk mjafton. Kampionati është në kushte ku duhen pikët, duhet të japim gjithçka nga vetja, të jemi të bashkuar e tregojmë forcë karakteri si sot.

Peposhi ngaqë ishte shumë i lodhur nga ndeshja me Teutën, edhe Zeka po ashtu, rëndësia e tij dihet se është titullar e kam besim të jashtëzakonshëm te ai.

Peposhi dihet që është lider dhe dihet rëndësia e tij. Në ndeshjen e kampionatit do të jetë histori tjetër, ne duhet të rritim përgjegjësinë individuale, në cilat kushte jemi e për çfarë luftojmë, por duhet të jemi më të përgjegjshëm e të fokusuar”, tha Deliallisi për “MCN” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat