Solskjaer për Ronaldon: Kështu i komplikoi planet

Futboll

Solskjaer për Ronaldon: Kështu i komplikoi planet

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:51
Ronaldo

Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United filloi në një klimë të madhe entuziazmi, por përfundoi keq, siç e dinë të gjithë, me një ndarje të stuhishme përpara se sulmuesi portugez të transferohej në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

Ole Gunnar Solskjaer ishte trajneri i Djajve të Kuq që donte kthimin e CR7 nga Juventusi. Gjatë një interviste në podcastin Stick to Football, trajneri rrëfeu se gjërat nuk shkuan siç pritej dhe se mënyra e lojës e Ronaldos rrezikonte efektivitetin e sistemit të tij të lojës.

Solskjaer zbuloi: “Ne filluam menjëherë të mendojmë se si të bënim presing, duke bërë rregullime të vogla. Cristiano është i ndryshëm nga Martial, Greenwood dhe Rashford.

“Cavani ishte ai që vuajti më shumë kur erdhi. Kur skuadra kishte topin nuk kishte asnjë problem, por kur nuk ishim në zotërim u detyruam të ndryshonim pak rolet me të cilat ishim mësuar”.

Solskjaer shtoi: “Rikthimi i Cristiano Ronaldos ka pasur komplikimet e veta. Besoja se Greenwood, Rashford dhe Martial mund të mësonin prej tij, ai është më i disiplinuari dhe më i miri në botë.

“Kur mbërrita, klubi më tha që ta detyroja të luante tri ndeshje radhazi dhe më pas ta niste nga stoli të katërtën, por ai është aq i pasionuar sa kur e bëra nuk i pëlqeu.

“Me pak fjalë, nuk shkoi mirë as për mua, as për të, por ishte vendimi i duhur në atë kohë të përpiqesha ta ktheja atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat