Mancini: De Rossi ktheu qetësinë

Futboll

Mancini: De Rossi ktheu qetësinë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:46
Gianluca Mancini

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, foli në një konferencë për shtypin përkrah trajnerit Daniele De Rossi në prag të ndeshjes së parë të raundit të 1/8 të Europa League kundër Brightonit të Roberto De Zerbi.

“Trajneri De Rossi solli freski, normale kur ka ndryshim, dhe solli ide të reja në futbollin e tij.

Ne futbollistët mundohemi të kuptojmë se çfarë kërkon prej nesh, po e bëjmë, edhe nëse nuk kemi bërë asgjë akoma, sepse në dy muaj nuk fiton kampionate apo gara.

Çdo trajner ka idetë e veta. Na solli pak qetësi që na kishte munguar, por jo për shkak të Mourinhos, por sepse rezultatet nuk po shkonin mirë. Kështu ai punoi me anën psikologjike dhe kur e vendosi në vend, na dha idetë e tij dhe nga aty filloi kthesa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat