Dallku: Penalltitë janë fat

Futboll

Dallku: Penalltitë janë fat

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:45
Armend Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë pas ndeshjes se i përgëzon lojtarët për sakrificën, ndërsa ka shtuar se ekipit i mungoi fati në momente të caktuara.

Dukagjini u eliminua nga Kupa e Kosovës pas disfatës 4:3 nga Drita në penallti. Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 0:0.

“Ishte lojë thuajse e barabartë. Kishim dëshirë më tepër por portieri kundërshtar bëri pritje thuajse të pamundura. E kërkuam fitoren. I falënderoj lojtarët për sakrificën në këtë ndeshje, gjithmonë nuk fiton më i miri.

Penalltitë janë fat, futbolli vazhdon. Tani duhet ta rikuperojmë ekipin pas kësaj traume psikologjike të themi.

Kishim përgatitur ekipin mirë, i bllokuam pikat e forta të kundërshtarit. Unë vetëm i falënderoj lojtarët dhe gjithë të pranishmit që ishin në numër të madh”, ka thënë Dallku për “ArtMotion” pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat