De Rossi: E admiroj De Zerbin, por duam çerekfinalet

Futboll

De Rossi: E admiroj De Zerbin, por duam çerekfinalet

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:30
Daniele De Rossi

Roma do të presë Brightonin në fazën e 1/8-ave të Europa Leagues, një përballje mjaft interesante edhe për faktin që klubi anglez drejtohet nga trajneri italian Roberto De Zerbi, i cili po bën mjaft mirë në Premier League.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Romës, Daniele De Rossi ka vlerësuar jo pak homologun e tij De Zerbi, duke zbuluar se që në fillimet e tij ka treguar se ka ide të shkëlqyera për futbollin.

“Me De Zerbin kam raporte te shkëlqyera, pasi njihemi prej vitesh dhe ia kam thënë vazhdimisht se e admiroj mënyrën si ai mendon për futbollin. Ka bërë një punë për t’u admiruar kudo që ka qenë, duke ndërtuar skuadra që luajnë futboll të bukur dhe rezultativ gjithashtu”, u shpreh De Rossi.

Trajneri verdhekuq megjithatë u mundua të anashkalojë vëmendjen te De Zerbi, duke bërë apel që të tijtë të jenë të përqendruar, pasi do të përballen me një kundërshtar mjaft interesant dhe të fortë.

“De Zerbi ka bërë një punë që meriton mirënjohje, por duhet të mendojmë për fushën. Brightoni nuk është vetëm De Zerbi dhe ua kam thënë futbollistëve të mi, që ata kanë një grup shumë cilësor. Duhet t’i japim rëndësinë e duhur ndeshjes dhe kundërshtarit, për të marrë atë që duam”, tha De Rossi.

Roma do të përballet me Brightonin në orën 18:45 në “Olimpico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat