Kurtulan po kalon një moment mjaft të mirë në Turqi

Futboll

Kurtulan po kalon një moment mjaft të mirë në Turqi

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:05
Arda Kurtulan

Sulmuesi shqiptar nuk ka të ndalur, vjen goli i pestë në Turqi për talentin e Kombëtares Shpresa!

Arda Kurtulan po kalon një moment mjaft të mirë në Turqi me skuadrën e Dijarbekirspor në Ligën e Dytë Turke.

Në disfatën që skuadra e tij mori përballë Vansporit me rezultatin 1-3, 21-vjeçari realizoi golin e vetëm për Dijarbekirsporin.

Ky është goli numër 5 për talentin e Kombëtares Shpresa këtë sezon, i cili luan i huazuar nga skuadra e Superligës Turke, Adana Demirspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat