​Liga e Kampionëve, kampioni e Reali kërkojnë kualifikimin tutje

Futboll

​Liga e Kampionëve, kampioni e Reali kërkojnë kualifikimin tutje

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për duelet e kthimit në kuadër të 1/16-ës së kësaj gare, ku edhe do të mësohen dy çerekfinalistët e radhës.

Të dy përballjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku Manchester City dhe Real Madridi do të synojnë kualifikimin tutje.

Kampioni aktual evropian e pret në shtëpi, në stadiumin “Etihad” skuadrën e Copenhages, të cilën e mposhti në ndeshjen e parë në “Parken Stadium” me shifrat 3:1.

Ndërkaq, stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Real Madridit dhe RB Leipzigut. Ndeshja e parë në “Red Bull Arena” u mbyll 1:0 në favor të gjigantit spanjoll.

Me përfundimin e ndeshjeve të sotme do të mësohen edhe dy skuadrat e radhës që i bashkohen Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain në finale.

Ndeshjet e sotme:

21:00 Real Madrid – RB Leipzig (Stadiumi Santiago Bernabeu)

Ndeshja e parë u mbyll 1:0 në favor të Realit.

21:00 Manchester City – Copenhagen (Stadiumi Etihad)

Ndeshja e parë u mbyll 3:1 në favor të Cityt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat