Italiani nuk nxiton me rinovimin

Futboll

Italiani nuk nxiton me rinovimin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 19:41
Roberto de Zerbi

Roberto de Zerbi mbetet alternativa më e mirë për të zëvendësuar Xavin në stolin e Barcelonës. Ai nuk është i vetmi që po shqyrtohet nga Drejtoria Sportive e Barçës, por në këtë moment është opsioni i parë.

Nuk do të jetë e lehtë arritja e marrë veshjes për shkak të situatës kontraktuale të teknikut. De Zerbi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2026. Dhe jo vetëm kaq, klubi anglez synon ta zgjasë këtë angazhim me trajnerin italian.

Kontaktet kanë nisur shumë kohë më parë, konkretisht në muajin nëntor. Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk është arritur. Brightoni po ngulmon për këtë zgjatje ndërkohë që trajneri aktualisht po e lë në pritje rinovimin për shkak të interesit jo vetëm nga Barcelona, ​​por edhe nga klube të tjera të mëdha evropiane.

De Zerbi është i vetëdijshëm se si janë gjërat tani nuk është koha për të nxituar dhe për të vulosur një rinovim.

Arsyeja kryesore e Brightonit për këtë zgjatje është rritja e klauzolës së përfundimit të trajnerit. Për momentin është vendosur, sipas burimeve të ndryshme, në 10 milionë paundë, që është e barabartë me 11.7 milionë euro.

Klubi kërkon të dyfishojë këtë shumë për të mos lehtësuar largimin e trajnerit, ndonëse klauzola aktuale mbetet një shumë e konsiderueshme.

Ky është objektivi i vërtetë, sepse zgjatja që po flitet është vetëm për një sezon më shumë, pra deri në vitin 2027.

Trajneri është shumë komod në klubin anglez me një marrëdhënie shumë të mirë si me lojtarët ashtu edhe me kupolën drejtuese. Dhe për të është shumë e rëndësishme të jetë në një vend ku ndihet mirë.

Por, në të njëjtën kohë, ai ka edhe aspirata për të bërë një kapërcim në një klub të madh. Dhe kjo është mundësia që ai ka tani nëse Barcelona konfirmon se ai është i zgjedhuri.

De Zerbi preferon të qëndrojë te Brightoni dhe të mos rinovojë tani, pavarësisht presionit të ushtruar nga klubi anglez, i vetëdijshëm se në verë mund të largohet nga Premier League dhe të shkojë te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat