Trajneri i Xhakës në podiumin e trajnerëve më të mirë në Gjermani

Futboll

Trajneri i Xhakës në podiumin e trajnerëve më të mirë në Gjermani

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:31
Xabi Alonso e Granit Xhaka

Xabi Alonso ka regjistruar ndeshjen e 50-të në Bundesligë si trajneri në krye të Bayern Leverkusen.

Avantazhi prej 10 pikësh nga ndjekësi më i afërt në kampionat, Bayern Munich ia shton më tepër vlera kësaj arritje nga tekniku 42-vjeçar.

Përgjatë këtij kalvari ndeshjesh, Alonso grumbullon 33 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje. Interesante është se iberikasi ka marrë “timonin” e një ekip me pretendime mesatare, por duke e ngritur në majën e Evropës, asnjë humbje në të gjitha frontet pas 34 ndeshje, vërtetë mbresëlënëse.

Ai ka kontratë me “aspirinat” deri në verën e vitit 2026 dhe përflitet se mund të zhvendoset te bavarezët në merkaton verore.

Në rast suksesi të mundshëm në ligë, Leverkusen do sigurojë Bundesligën e parë në palamresin e tyre, arritje historike.

RIVALËT –Vendin e parë në kategorinë e “50 ndeshje për trajner” e mban Guardiola. Pep mbërriti në Munich në verën e vitit 2013 dhe ai doli të vendosi diktatin vetëm brenda kufijve me bavarezët. Guardiola pësojë vetëm 2 humbje dhe 6 barazime, ndërsa 46 herë i mbylli me triumf.

Hansi Flick renditet një shkallë më poshtë. Edhe pse i mungonte emrin në arenën e futbollit evropianë, ai e orienton Bayernin drejt lavdisë, tripleta e famshme e ciklit 2019-2020. Flick numëron 40 ndeshje të mbylla me fitore, 5 duele pa fitues dhe 5 disfata në kufirin e 50 prezencave të para (vetëm në Bundelsigë)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat