Thuram befason për Asllanin

Futboll

Thuram befason për Asllanin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:33
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani i ka bërë shumë prej futbollistëve të Interit që të flasin dhe të veprojnë si shqiptarë.

Menjëherë pas shënimit të golit të parë në Serinë A kundër Xhenoas, ishte Pavard që festoi me shqiponjë para syve të Asllanit.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale. Në të ka komentuar edhe Thuram, që u pa menjëherë i emocionuar pasi Asllani dërgoi topin në rrjetë.

Në koment, për habinë e të gjithëve, Thuram ka folur në gjuhën shqipe: “Sa lojtar magjik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat