Çfarë thotë Ancelotti?

Futboll

Çfarë thotë Ancelotti?

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:45
Pamje nga ndeshja

Real Madridi luajti baras 2-2 ndaj Valencias në “Mestalla” mbrëmjen e së shtunës, duke u rikthyer nga një disavantazh prej 2-0.

Sidoqoftë, kjo ndeshje do mund të përfundonte shumë më mirë për madrilenët, në rast se goli i Jude Bellingham në minutë e 99-të do të pranohej.

Gjyqtari Jesus Gil Manzano i ra bilbilit sapo Brahim Diaz krosoi topin brenda zonës dhe ndonëse Bellingham e çoi atë në rrjet, goli nuk u pranua.

Pas këtij momenti natyrisht ‘shpërthyen’ protestë të mëdha nga lojtarët e Real Madridit, ku për pasojë Bellingham u ndëshkua me karton të kuq.

Në intervistën për media pas ndeshjes, Carlo Ancelotti ka zbuluar saktësisht atë që Bellingham i ka thënë Gil Manzanos.

“Bellingham i ka thënë atij ‘it’s a f*cking goal’, ai nuk e ka ofenduar atë.

Do të shohim se çfarë do të shkruaj gjyqtari në raportin e ndeshjes”, ka thënë Ancelotti.

Një raportim i ri pas ndeshjes me të vërtetë konfirmoi se pikërisht ato ishin fjalët që Bellingham i tha gjyqtarit, para se të përjashtohej.

Ancelotti u pa tejet i nervozuar me vendimin për mos pranimin e golit të Bellingham, edhe pse ai dha më të mirën që të jetë sa më diplomatik në raport me situatën.

“Çfarë të them, nuk ka shumë për tu thënë. Diçka e paprecedentë ka ndodhur.

Lojtarët janë të nervozuar, por ne duhet të qetësohemi”, është shprehur tekniku italian.

Ky rezultat i Real Madridit tani i ka krijuar mundësinë Gironës dhe Barcelonës për të zbutur diferencën e pikëve në krye, teksa “Los Blancos” do të shpresojnë se ky rast nuk do të ketë impakt në titullin e La Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat