Kumbarçe pas fitores me Lushnjën: Jo më kot

Futboll

Kumbarçe pas fitores me Lushnjën: Jo më kot

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:34
Kumbarçe

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe, u shpreh tepër i lumtur për fitoren e skuadrës së tij përballë Lushnjës, duke u shprehur gjithashtu se skuadra e tij duhet ta kishte vrarë ndeshjen që në pjesën e parë.

“Ndeshja duhej vrarë që në pjesën e parë me gjithë ato mundësi që na u krijuan.

Dhe pjesa e dytë foli e gjitha për ne. Sot vërtetuam, ashtu siç tha dhe profesor Magani, që Korabi është ekip i fort. Kjo ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Kjo ishte një fitore frymëmarrjeje.

Korabi ka qenë gjithnjë një kockë e fortë. Jo më kot që të gjitha ekipet që vijnë në Peshkopi, vijnë me rezerva. Dhe përballë ekipeve më të forta ne kemi fituar bindshëm dhe me rezultat.

Një nga armët e mia është tranzicioni i shpejtë. Kemi një Kasalla të shpejt dhe teknik. Kemi një Çema, një sulmues race.

Humbëm disa mundësi të mira për ta vrarë ndeshjen. Edhe goli që pësuam erdhi nga një gabim në zonë. Një ekip që duhet të na mund neve, duhet të luajë më mirë”, u shpreh Kumbarçe për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat