Shkëndija turpëron Vardarin e Shkupit

Futboll

Shkëndija turpëron Vardarin e Shkupit

Nga: K.G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:02
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Vardarit të Shkupit, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit maqedonas.

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikur Totre mos të dështonte nga penalltia në minutën e 23-të.

Skuadra kuqezi me lojë dhe rezultate e ka turpëruar Vardarin.

Golat i realizuan Çinari (34' e 39'), Dita (54').

Shkëndija renditet në vend të tretë e 42 pikë e Vardari në të 10-tin me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat