Shkëndija përballet me Vardarin

Futboll

Shkëndija përballet me Vardarin

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:51
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës të dielën përballen me Vardarin në ndeshjen e xhiros së 21-të në elitën e futbollit maqedonas.

“Ballistët” premtojnë spektakël, publiku duket entuziast, derisa futbollistët kuqezi janë të karikuar për të dhënë më të mirën të dielën në Tetovë, kur përballemi me Vardarin në duelin e xhiros së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

"Shkëndija vjen në këtë ndeshje pas barazimit të pafat javën e shkuar me Gostivarin (2:2), kur paraqitja shumë e mirë shkoi huq në minutat e fundit me dy gola të pranuar nga dy penalti.

Gjithsesi, skuadra ka lënë prapa atë ndeshje, sepse jemi tre pikë larg kreut dhe çdo duel i radhës ka vlerë të madhe në luftën drejt titullit kampion. Ekipi gjithë javën ka punuar për duelin me Vardarin dhe futbollistët duken të gatshëm për të dhënë 100% nga vetja në rrugën drejt fitores së re. 

Vardari vuan këtë sezon, por jep shenja jete kur duke qenë i fundit në renditje, në fund të vitit të shkuar mori ca pikë, derisa pas ndryshimeve në dimër (u largua trajneri Aleksanser Vasovski, në vend të tij erdhi Gorazd Mihajllov), gjysmësezonin pranveror e kanë nisur me 4 pikë në dy ndeshje (barazim 1:1 me Gostivarin jashtë dhe fitore si vendas 2:0 me Bregallnicën). Me 21 pikë në 20 ndeshje (6 fitore, 3 barazime dhe 11 disfata) mbajnë vendin e 10-të në renditje. 

Ennur Totre dhe Bruno Dita kthehen në ekip, pasi pauzuan për arsye pezullimi (Totre kompletoi 5 kartona të verdhë ndaj Makedonija Gj.P. në xhiron e parë pranverore dhe humbi sfidën me Gostivarin, derisa Dita kishte të kuq nga sfida me Sileksin në fund të vitit të shkuar dhe ndaj Vardarit do ketë paraqitjen e parë në vitin 2024). Jashta mbetet Reshat Ramadani që doli me të kuq javën e shkuar ndaj Gostivarit. 

Ndeshja Shkëndija-Vardari është në program ditën e dielë në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat