Ajdini shënon! Lausanne shokon Baselin e Xhakës, Kolollit e Avdullahut

Futboll

Ajdini shënon! Lausanne shokon Baselin e Xhakës, Kolollit e Avdullahut

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:47
Alban Ajdini feston me shokë

Baseli ka pësuar humbje si vendas me rezultat 1:2 nga Lausanne, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Zvicrës.

Futbollisti Taulant Xhaka është paraqitur titullar për Baselin.

Shënues: 9’ Bernede - 0:1. 88’ Loucif - 0:2. 92’ Schmid -1:2.

Leon Avdullahu futet në lojë në minutën e 60-të në vend të Xhakës dhe Benjamin Kololli është inkuadruar në minutën e (77-të).

Lausanne Ouchy ka barazuar 1:1 me Grasshopersin. Futbollisti shqiptar, Alban Ajdini, ka shënuar në minutën e 32-të për Lausannen dhe Babunski (10' – nga penalltia) për Grasshoppersin.

Kapiteni Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri e Ajdini startuan te Lausanne. U aktivizuan edhe Liridon Mulaj e Valon Hamdiu.

Te Grasshopperi kapiten është Amir Abrashi. 

Ai luajti deri në minutën e 74-t, kur u zëvendësua nga Dijon Kameri.

Baseli është në vend të tetë me 31 pikë, Yverdon në të 9-tin me 30, pasojnë Grasshoppers 29, Lausanne 29 dhe Lausanne Ouchy me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat