Milani ngadhënjen në frymën e fundit

Futboll

Milani ngadhënjen në frymën e fundit

Nga: K. G. Më: 1 mars 2024 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Lazio tronditet në finish duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Milani, në takimin e javës së 27-të të Serie A në futboll. 

Milani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Lazios në Romë. 

Kur dukej se sfida po shkon në barazim, në minutën e 88-të Okafor ka shënuar për fitoren e Milanit.

Në minutën e 57-të, Pellegrini  i Lazios është përjashtuar me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e 60-të për Lazion.

Milani zë vendin e tretë me 56 pikë dhe Lazio është në të tetin me 40 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat