Të magjepsur pas De Zerbit

Futboll

Të magjepsur pas De Zerbit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:36
Roberto De Zerbi

Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më tërheqës aktualisht në botën e futbollit. Stili që aplikon te Brighton ka tërhequr klube të mëdha të cilat mendojnë t’i dorëzojnë “çelësat” teknikut 44-vjeçar. Pas Barcelonës, në skenë shfaqet emri i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë rikthyer të vuajnë në këtë sezon vazhdimësinë e rezultateve në Premier League, aty ku mundësia për të prekur një nga katër vendet e para të kampionatit është minimale.

Skuadra përfundoi gjithashtu e eliminuar në fazën e grupeve të Champions League dhe ideja për të larguar Erik ten Hag është më reale se kurrë më parë.

Ndaj, mediat britanike theksojnë se Sir Jim Ratcliffe që sapo është bërë bashkëpronar i United, është i magjepsur nga puna e De Zerbit. Ratcliffe është i bindur se De Zerbi mund të prodhojë atë futbollin spektakolar për të cilin kanë nevojë spektatorët në Old Trafford.

Kjo tratativë për të transferuar De Zerbi në Manchester mund të lehtësohet edhe më shumë nga fakti se Dan Ashworth që e zgjodhi italianin për Brightonin, së shpejti do të bëhet drejtor sportiv i “Djajve të Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat