Shkumbini del në ankand

Futboll

Shkumbini del në ankand

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:44
Shkumbini

Shkumbini nuk po kalon aspak një moment të mirë prej vitesh, ndërsa ndodhet në Kategorinë e Dytë.

Peqinasit nuk po ia dalin dot të kalojnë problemet dhe për këtë Bashkia e Peqinit ka menduar ta nxjerrë në ankand.

Sipas “BoldNews.al” kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, ka nxjerrë njoftimin për nxjerrjen në ankand të aksioneve të skuadrës së futbollit të Shkumbinit. Data e zhvillimit të ankandit është 18 marsi i vitit 2024. Letra u bë me një procedurë standarde të hapur.

Objekti i shitjes është me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit ‘Shkumbini’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Në të njëjtin njoftim detajohet se Bashia e Peqinit ka nxjerrë në ankand 80 % të aksioneve të këtij klubi.

“Klubi i futbollit ‘Shkumbini’ sh.a është shoqeri e organizuar në formën e shoqërisë aksionere e krijuar në vitin 2011, ku aksionet zotërohen në masën 100% nga Bashkia Peqin. Në mënyrë më të zgjeruar objekti i shitjes përshkruhet në shtojcen 10.

Sipas të të njëjtit dokument, vlera fillestare me të cilën fillon ankandi publik është 4.000.000 lekë. “Vendi i zhvillimit të ankandit është në godinën e Bashkisë Peqin, kati i dytë, zyra e zv/kryetarit të Bashkisë Peqin. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është në datë 18 mars 2024 ora 11:00”,  thuhet në këtë dokument.

Faksimile: Ankandi i hapur nga Bashkia e Rrogozhinës për aksionet e skuadrës së Shkumbinit

Kujtojmë që para disa vitesh, kur Shkumbini po shkëlqente në Superligë u përfol se do të “binjakëzoheshin” me skuadrën e Lazios si dhe do të kishin një TV kushtuar totalisht ekipit. Pas disa vitesh diçka e tillë jo vetëm është harruar, por tashmka dalë në ankant për vlerën e 4 milionë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat