Capello: I shpejtë, praktik dhe modest

Futboll

Capello: I shpejtë, praktik dhe modest

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:01
Capello

Në artikullin e tij në faqet e “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi Interin, që ka pasur një ecuri të madhe deri më tani: “Besoj se rruga e këtij Interi të jashtëzakonshëm nisi në fund të sezonit të kaluar, në finalen e Champions League në Stamboll, ku humbi 1-0 kundër Manchester City.

Më 10 qershor, skuadra e Simone Inzaghit e kuptoi se ishte e fortë. Më pas ishte aftësia për t’ua përcjellë këtë mentalitet Sommer, Thuram, Pavard, Frattesi, Arnautovic. Nga finalja e Stambolli doli diçka e qartë: Interi ka një skuadër që nuk i frikësohet askujt, si në Itali, ashtu edhe në Europë”.

Për lojën e zikaltërve: “Më në fund, në Serie A mund të admiroj një skuadër që luan dhe fiton ashtu siç më pëlqen. Lojë vertikale, lëvizëse, e shpejtë. Inzaghi ishte i mirë në përqafimin e këtij drejtimi taktik dhe punoi mbi të me bindje.

Shpejtësia me të cilën luan topin dhe lëvizjet e lojtarëve pa top janë faktorë themelorë të kësaj skuadre. Edhe kur kundërshtarët përpiqen të luajnë një kundër një ndaj Interit, në momentin që humbasin topin mbarojnë, siç kanë treguar ndeshjet e fundit”.

Mbyllja e analizës për mundësitë europiane të skuadrës së Inzaghit: “Për muaj të tërë iu kam thënë gazetarëve të huaj se Interit duhet t’i kushtohet shumë konsideratë për fitoren e Champions League, edhe kompanitë e basteve shohin më favoritë vetëm Real Madridin, Manchester City dhe ndoshta PSG.

Interi mund të triumfojë edhe në Europë, sepse ka fuqi, fizik, teknikë dhe vëmendje, të gjitha karakteristikat themelore për rrugëtimin në Champions. Vlerat e Ligës së Kampionëve janë aq të larta sa, nëse nuk je skuadër, si zikaltrit për momentin, nuk mund të shpresosh të arrish shumë larg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat