Sidrit Guri transferohet në FC Prishtina.
Sulmuesi shkodran qëndronte pa skuadër prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar kur i dha fund aventurës italiane me Citta Varese.
30-vjeçari ka firmosur me Prishtinën, rekordmenët e futbollit dardan.
Lojtari shtatlartë do të riniset nga Kosova, me synimin për të rigjetur formën më të mirë dhe për të ndihmuar kryeqytetasit në realizimin e objektivave.
Guri debutoi me kombëtaren kuqezi në majin e vitit 2018, por më pas karriera e tij erdhi në rënie.
Në Shqipëri ka luajtur me Vllazninë, Kukësin, Korabin dhe Besën.
Ndërkohë që ka veshur edhe fanellat e Oostendes (Belgjikë), Shkëndisë së Tetovës (Maqedonia e Veriut) dhe Istanbulspor (Turqi).