​Dhunoi një vajzë shqiptare, caktohet seanca vendimtare për Robinhon

Futboll

​Dhunoi një vajzë shqiptare, caktohet seanca vendimtare për Robinhon

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:40
Robinhon

Gjykata e Lartë Federale (Stj) e Brazilit, niveli më i lartë i drejtësisë në shtetin e Amerikës së Jugut, ka caktuar seancën për 20 mars.

Në këtë senacë do të vendoset nëse ish-futbollisti i kombëtares braziliane dhe Milanit, Robson de Sousa i njohur si Robinho, do të vuajë dënimin me nëntë vjet për përdhunim të vendosur nga gjykata e Milanos në vendin e tij.

Pas rrëzimit të disa ankesave të paraqitura nga mbrojtja e sportistit, pritet përfundimi i procedimeve në vazhdim nga viti 2023 për miratimin e dënimit.

Robinho, në disa biseda telefonike, dëgjohet duke thënë së bashku me një grup shokësh dhunoi një vajze shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat