De Zerbi: Duam të qëndrojë gjatë këtu

Futboll

De Zerbi: Duam të qëndrojë gjatë këtu

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Roberto De Zerbi

Paul Barber “blindon” Roberto De Zerbin. Drejtori i Përgjithshëm i Brightonit foli për BBC Radio për trajnerin italian.

Ish-lojtari i Sassuolos së fundmi ka përfunduar në fokusin e klubeve të mëdha si Barcelona dhe Bayern Munich, por qëllimi i “pulëbardhave” është të mos e lëshojnë teknikun që i ka dhënë identitet skuadrës.

“Ne duam që Roberto të qëndrojë sa më gjatë që të jetë e mundur, sepse ai po bën një punë të shkëlqyer. Nuk duhet të bësh shkencë për të kuptuar se kur dikush e bën mirë punën e tij, të tjerët e ndjekin.

Ne jemi në top-gjashtë të Premier League-s, mes 16 skuadrave më të mira të Europa League-s dhe jemi ende në FA Cup duke luajtur ndeshje me nivele të larta të performancës. Prandaj, ne kemi besim se kemi një situatë interesante për të punuar këtu dhe ne duam që ai të qëndrojë me ne.

Duhet ta zhdukim idenë e krijuar se ne jemi një klub që vepron si terren stërvitor për klube më të mëdha, qofshin lojtarë, trajnerë apo staf. Në fakt po ecim mirë.

Ne jemi ende të përulur, jemi ende shumë të vetëdijshëm për origjinën tonë dhe rrugën në të cilën jemi, por kemi bërë edhe shumë gjëra të mira dhe kemi më shumë për të bërë. Jam i bindur se kjo do të thotë se shumë njerëz të mirë duan të vijnë këtu dhe të qëndrojnë gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat