Saudi Pro League bën Premier League të dridhet

Futboll

Saudi Pro League bën Premier League të dridhet

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Klubet e Arabisë Saudite po përgatitet për një tjetër merkato shpenzimesh këtë verë, pasi ata kërkojnë të vazhdojnë t’i shqetësojnë gjigantët europianë me blerje të bujshme.

Saudi Pro League tërhoqi vëmendjen e botës kur siguroi nënshkrimin e njeriut më të ndjekur në botë, Cristiano Ronaldo, dhe vazhdoi të rriste numrin e yjeve në kampionat me nënshkrime të rëndësishme verën e kaluar.

Në verën e vitit 2023, shpenzimet e merkatos të SPL ishin të dytat pas 1.1 miliard sterlinave të shpenzuara nga Premier League.

Megjithatë, pavarësisht se Karim Benzema, Neymar Jr, Sadio Mane dhe Riyad Mahrez kaluan në Arabinë Saudite, frekuentimi i disa ndeshjeve ka qenë ende dukshëm më i ulët se në kampionatet europiane.

Suksesi i përzier i sezonit 23/24 nuk duket se e ka dekurajuar SPL-në, me një burim që zbuloi për ESPN disa nga objektivat e verës të klubeve saudite, të cilat përfshijnë disa yje të mëdhenj të Premier League.

Burimet në Arabinë Saudite parashikojnë që skuadrat e kategorisë kryesore nuk do të përputhen me shpenzimet e tyre rekorde prej 757 milionë £ nga viti 2023.

Megjithatë, ata këmbëngulin se strategjia e merkatos të kësaj vere do të jetë po aq agresive dhe shpenzimet në merkato pritet të jenë të konsiderueshme.

Burimi pretendon se emra të mëdhenj të Premier League si Kevin De Bruyne, Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Alisson, Raphael Varane, Casemiro, Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Andreas Pereira janë të gjithë në listën e SPL sezonin e ardhshëm.

Burimi i ESPN pohon gjithashtu se Al Qadisiyah pritet të bëjë investime të rëndësishme gjatë verës nëse sigurojnë promovimin në SPL.

Skuadra aktualisht është duke kryesuar në kategorinë e dytë, Al Qadisiyah është në pronësi të Saudi Aramco, kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, e cila ka një vlerë të raportuar prej mbi 2 trilion £.

Për më tepër, sipas një burimi, SPL po planifikon të tërheqë më shumë trajnerë të profilit të lartë në vend si pjesë e përpjekjeve të saj për të përmirësuar profilin e kampionatit, me Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino që thuhet se janë në shënjestrën e SPL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat