Çfarë po synon Beshktashi?

Futboll

Çfarë po synon Beshktashi?

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 13:52
Rej Manaj

Falë ndeshjeve spektakolare që ka zhvilluar, Rej Manaj është bërë objektivi kryesor i gjigantit turk Besiktas për sezonin e ri.

Së fundmi, mediet turke kanë zbuluar se gjigantët e Beshiktashit janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit kuqezi.

Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivasspori.

Kjo e fundit e vlerëson Manajn në 15 milionë euro, por këtë shumë Beshiktashi nuk është në gjendje ta ofroj.

Skuadra nga Stambolli është gati të ofrojë 10 milionë euro, plus dy lojtarë te Sivasspori për të arritur te Manaj.

Te gjiganti turk ëndërrojnë që për sezonin e ri të kenë një treshe shqiptare në repartin ofensivë me Rej Manajn, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat