​Zbulohet qëndrimi i Bayernit për De Zerbin

Futboll

​Zbulohet qëndrimi i Bayernit për De Zerbin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:51
​Zbulohet qëndrimi i Bayernit për De Zerbin

Gazetari gjerman, Florian Plettenberg pretendon se Roberto De Zerbi është njëri nga alternativat e Bayern Munichut për trajner, por trajneri i Brightoni pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

De Zerbi ka kontratë me Brightonin deri në qershor të vitit 2026, por disa nga klubet më të mira evropiane janë lidhur me të për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës.

Pas Liverpooli dhe Barcelonës, Bayern Munichu gjithashtu po e konsideron teknikun italian si për pozitën e trajnerit për sezonin 2024/25.

Gazetari i “Sky Sport Deutschland”, Florian Plettenberg, thotë në X, dikur Twitter, se gjiganti i Bundesligas po e monitoron De Zerbin, edhe nëse ish-trajneri i Sassuolos nuk është objektivi kryesor.

Sipas spekulimeve, Xabi Alonso kryeson listën e dëshirave të bavarezëve për sezonin e ardhshëm, por nëse një marrëveshje me ish-mesfushorin e tyre dështon, atëherë De Zerbi do të ishte një nga opsionet e para të konsideruara.

Sipas Plettenberg, anëtari i ri i bordit të Bayern Munichut për sportin, Max Eberl ka një opinion shumë pozitiv për De Zerbin.

Eksperti gjerman i transferimeve konfirmon se De Zerbi kërkohet edhe nga Barcelona dhe është ‘shumë i vlerësuar’ në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat