Ratcliffe kërkon trajner të ri për Manchester United

Futboll

Ratcliffe kërkon trajner të ri për Manchester United

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:46
Roberto De Zerbi

Posti i Erik ten Hag si trajner i Manchester United nuk është më i sigurt, pasi Sir Jim Ratcliffe është në kërkim të një emri të ri për stolin.

Miliardiari britanik bleu 25 përqind të aksioneve të klubit për 1.3 miliard paund dhe ka nisur ndërkohë planet për ndërtimin e stadimit të ri, ndërsa Ten Hag dukej se do të konfirmohej.

Megjithatë, humbja në Old Trafford me Fulham dhe distanca tetë pikë me Aston Vilën duket se e kanë mbushur kupën për ish-trajnerin Ajaksit.

Më parë ai ishte përballur me shumë presion pas eliminimit në Champions League, ku United doli i fundit në grup, si dhe pas eliminimit nga Kupa e Ligës, i mundur 3-0 nga Newcastle, shoqëruar të gjitha edhe me lojë të pakënaqshme në fushë gjatë pjesës së parë të sezonit.

Sipas Manchester Evening News, trajneri i preferuar i Sir Ratcliffe është Roberto De Zerbi i Brighton. Italiani është edhe në fokusin e Liverpulit për të pasuar Jyrgen Klopp duke filluar nga korriku, ndërkohë që të tjerë e shohin atë edhe si kandidatin e duhur për të zëvendësuar Pep Guardiolën kur ai të largohet nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat