Vllaznia me hap galopant, ushtron presion dhe ndaj Egnatias

Futboll

Vllaznia me hap galopant, ushtron presion dhe ndaj Egnatias

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Vllaznia

Vllaznia po shkëlqen në javët e fundit dhe ndaj Dinamos regjistroi ndeshjen e nëntë radhazi në kampionat pa humbje, duke u ngjitur e vetme në vendin e dytë.

Në Shkodër kanë nisur të mendojnë titullin dhe me formulën e re gjithçka është e mundur.

Skuadra shkodrane do të synojë të renditet në një nga dy vendet e para që në gjysmëfinalen e “final 4” të ketë avantazh dhe barazimin.

Kuqeblutë e kanë reduktuar në 6 pikë diferencën me Egnatian, që në 4 ndeshjet e fundit në kampionat nuk ka arritur të fitojë, duke marrë 3 barazime e duke pësuar 1 humbje. Qatip Osmani i ka ndyshuar “fytyrën” skuadrës shkodrane dhe në horizont është ndeshja me Tiranën e më pas sfida e kthimit të çerekfinlaes së Kupës së Shqipërisë.

Klasikja e Shqipërisë ka gjithnjë një tjetër peshë, aq më tepër që në këto rrethana luajnë dy skuadra pretendente për në “final 4”, ndërkohë që në krahun tjetër kuqeblutë do synojnë të zhvlerësojnë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë në Kupës ndaj Erzenit në mesjavë.

Dy sfida delikate që nëse kalohen me sukses do i jepnin shumë qetësi Vllaznisë deri në fund të sezonit, pasi do ishte në garë në dy fronte për trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat