Kërkesa të shumta për shqiptarin

Futboll

Kërkesa të shumta për shqiptarin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:21
Manaj

Rei Manaj është bërë kryefjalë në Turqi. Sulmuesi po kalon ndoshta ditët e tij më të mira në karrierë, teksa me golat e tij po i jep pikët Sivasporit. Janë 14 rrjeta deri tani në kampionat, po aq sa Ikardi, Tiam dhe katër gola më pak se Edin Xheko, i ardhur nga Interi.

Rei mbërriti në Turqi me parametra zero, pasi Uotfordi në Angli u gabua dhe i prishi kontratën dhe e la një lojtar të lirë. Nga një futbollist pa ekip dhe i kthyer prej një dëmtimi, Manaj tashmë vlen 15 milionë.

Këtë shifër kërkon Sivaspori për 27-sulmuesin dhe kjo e konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës që në konferencën e fundit për shtyp para gazetarëve u shpreh se për të ka interesim nga Franca, Spanja dhe Arabia Saudite e deri në Katar.

“Ka interesim për Manajn nga Franca dhe Spanja.

Po ashtu kanë kërkuar informacion për të dhe nga Arabia dhe Katari, ku gjithashtu ka skuadra që e duan.

Në fundin e sezonit ne do të ulemi dhe do të flasim me palët e interesuara dhe më pas do të vendosim.

Ne kërkojmë 15 milionë euro për ta lënë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe që ka kontratë me klubin. Pa dyshim që do të marrim një vendim në të mirë të të gjitha palëve”, tha Bulent Jugun.

Manaj ka një kontratë me Sivasporin deri në qershor të vitit 2026, por me shumë mundësi në verë sulmuesi do të shitet nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat