Ramos shpëton PSG-në në minutën e 97-të kundër Rennes

Futboll

Ramos shpëton PSG-në në minutën e 97-të kundër Rennes

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

PSG nuk ka shkuar më larg se një barazim 1:1 në javën e 23-të të Ligue 1, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Rennes.

Një magji e Gouiri ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 33-të, ndërsa vendasit kanë arritur të shmangin humbjen falë një penalltie të Gonçalo Ramos në të 95-ën.

PSG kryeson renditjen me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Brest-it të vendit të dytë.

Është në krizë Nice, që nuk fiton prej katër ndeshjesh dhe që, pas  barazimit 0-0 kundër Clermont, dhe ka dalë nga tre vendet e para në renditje.

Është parakaluar nga Monaco, që ka mundur 3-2 në fund Lens-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat