Suhareka i afrohet për 2 pikë liderit Dinamos! Rrustem Aliaj ballëlart 

Futboll

Suhareka i afrohet për 2 pikë liderit Dinamos! Rrustem Aliaj ballëlart 

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:10
Suhareka feston

Suhareka ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Rahovecit, në takimin e javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Suhareka i afrohet për dy pikë liderit Dinamos së Ferizajt.

Dinamo si vendas ka dështuar duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Trepça ’89.

Presidenti i KF Suharekës, Rrustem Aliaj, është krenar për fitoren  ndaj Rahovecit.

“Me fitoren e radhës në Suharekë mbajmë hapin për titull.

Djelmoshat e Suharekës me 2 golat e shënuar sot arritën të arkëtojnë pikët e radhës që janë të vlefshme për ndjekje të vendit të parë, ndeshja ishte luftarake nga të dyja taborët ku mysafirët nga Rahoveci nuk u dorëzuan në asnjë moment , ndërsa futbollistët tanë më të motivuar se kurrë ishin më efikas ku me lojë të bukur kënaqën publikun Suharekas të cilët i falënderojë për mbështetjen me numër të madh shikuesish.

FC Suhareka do punojë fort me këmbë në tokë në vazhdim për arritjen e synimit kryesor të inkuadrimit në Superligë. Mysafirëve i urojë suksese në të ardhmen i falënderojë për lojën fer dhe korrekte”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

Rezultatet, java e 16-të

Trepça - Istogu 3:1
Drenica - Phoniex 0:0
Dinamo - Trepça 89 0:1
Suhareka - Rahoveci 2:0
Vëllaznimi – Rilindja 1974 2:0

Dinamo kryeson me 31 pikë, pasojnë Suhareka me 29, Trepça '89 24, Trepça 23, Drenica 22, Vëllaznimi 20, Rahoveci 20, Rilindja 16, Phoniex 15 dhe Istogu 12 pikë.

Java e 17-të:
Trepça '89 - Trepça
Istogu - Phoniex
Rahoveci - Dinamo
Vëllaznmi - Drenica
Rilindja 1974 – Suhareka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat