Batatina ankohet në gjyqtar dhe kritikon Prishtinën

Futboll

Batatina ankohet në gjyqtar dhe kritikon Prishtinën

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:13
Tahir Batatina

Derbi i javës së 22-të në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Prishtinës, u mbyll baras dhe pa gola.

Llapi lëshoi rastin për t’u bërë lider në tabelë, megjithëse mbetet në garë për titullin e kampionit.

Tahir Batatina pas ndeshjes tha se e rëndësishme për skuadrën e tij është që nuk pësoi humbje, teksa u ankua edhe te ndarja e drejtësisë nga gjyqtari kryesor, Dardan Çaka.

“Mendoj se ajo që është e rëndësishme është që nuk e humbën ndeshjen, por ishim të përgatitur për të fituar.

Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Dhamë maksimumin, edhe tifozët na përkrahen.

Llapi është në garë për titull. Ndikuan sot kartonët e verdhë nga fillimi i ndeshjes, djemtë nuk mundën të luanin 100%. Dardan Çaka nuk e di se çfarë ka kundër Llapit.

Kjo ndikon direkt te skuadra kur vije një Dardan Çaka të referon derbin”, tha fillimisht trajneri nga Podujeva.

“Kishte penallti, kishte kontakt. Nuk do të thotë se vetëm duhet ta mbytesh lojtarin për të dhënë penallti”, shtoi ai.

Batatina foli edhe për trajnerin e Prishtinës, Emmanuel Egbo, duke theksuar se sipas tij, trajnerët e huaj në Kosovë nuk po tregojnë asgjë.

“Trajnerët e huaj nuk po tregojnë futboll.

Po vijnë me na shitë mend. Prishtina nuk tregoj sot futboll. Prishtina tërë kohën mbrohet, luan me topa të gjatë.

Nuk luan futboll”, tha Batatina.

“Kampionati është i gjatë, ka ende ndeshje. Sot humbëm dy pikë dhe duhet të rikuperojmë pikët në udhëtim. Kam besim.

Lufta është e ashpër.

Kemi potencial për të luftuar deri në fund për titull të kampioni. Llapi do të luajë lojën e vet ofensive. Të harrojmë tash këtë ndeshje dhe të mendojmë për Feronikelin”, deklaroi Tahir Batatina.

Llapi është i dyti në tabelë me 44 pikë, një më pak se lideri, Ballkani, si dhe vetëm një pikë më shumë se Drita, që është e treta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat