Devolli ngre alarmin: U fik automati

Futboll

Devolli ngre alarmin: U fik automati

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:03
Bledar Devolli.

Kukësi është mposhtur ditën e sotme në shtëpi përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”.

Verilindorët u mposhtën nga shijakasit me përmbysje 1-2 në “Kukës Arena”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“E kishim parë ekipin e Erzenit, sidomos ndeshjen e fundit me Skëndërbeun.

E nxorrëm golin ashtu siç kemi punuar, vertikalizim te Salami pasi i ka cilësitë, por nuk e di se çfarë ndodhi sidomos në 10 minutat e pjesës së dytë. U ul automati.

Një penallti e shkaktuar palidhje, pasi lojtari po vinte nga krahu jo drejt portës. Më pas ajo goditje standarde.

Prap nuk u mërzitëm dhe bëmë disa ndryshime, i patëm rastet me Rashitin. Po të shkonte ndeshja 2-0 do kishte tjetër anë psikologjike për të dyja palët, ky është futbolli do t’i pranojmë verdiktet”, u shpreh fillimisht Bledar Devolli.

Kukësi do të mbijetojë?

“Ne do të vazhdojmë punën dhe garën.

Po të rregullojmë disa gjëra të vogla që na çojnë te e madhja… janë 33 pikë në lojë. U fik automati? Patëm bllokadë 10 minuta.

E lamë kundërshtarin të luante më shumë te gjysma e fushës sonë. Ajo që ishte e pafalshme ishte kundrapjeta dhe goditja standarde.”

I dorëzuar?

“Po u dorëzova unë, vaj hallin djemt sepse janë të rinj. Unë po them që nuk do të dorëzohem, do vazhdojmë punën. Eleminojmë disa gjëra… jo vetëm tani që jam unë, por edhe kur kanë qenë kolegë të tjerë. Për gjëra të vogla është ndëshkuar Kukësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat