Gostivari në 4 minutat e fundit shënon dy gola, ia mohon fitoren Shkëndijes 

Futboll

Gostivari në 4 minutat e fundit shënon dy gola, ia mohon fitoren Shkëndijes 

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Shkëndija

Gostivari ka marrë pikë të madhe në Tetovë.  

Shkëndija dukej se trepikëshin e ka në xhep pasi që deri në minutën e 87-të ishin në epërsi me rezultat 2:0.

As laiku më i madh nuk e ka pritur se sfida do të përfundoi baras (2:2).  

Shala në minutën e 37-të e 69-të, ka realizuar për 2:0.

Futbollisti i Gostivarit Kehinde ka shënuar në minutën e 87-të e 90+1 nga penalltia për 2:2.

Pas javës 20-të në kampionatin maqedonas, Shkupi kryeson me 42 pikë, pasojnë Struga Trim Lum me 41, Shkëndija 39 e Gostivari është në pozitën e gjashtë me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat