Giuntoli: Ja objektivi që duhet arritur, për ta quajtur pozitiv sezonin e Juventusit

Futboll

Giuntoli: Ja objektivi që duhet arritur, për ta quajtur pozitiv sezonin e Juventusit

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Cristiano Giuntoli

Cristiano Giuntoli, drejtor futbolli i Juventusit, foli për “Sky Sport” para ndeshjes kundër Frosinone:

“Trajneri ka grumbulluar 54 pikë me stafin dhe djemtë, është e drejtë të vazhdojmë në këtë rrugë.

Sugjeroj që të vazhdojmë të punojmë me kokën ulur për të arritur objektivin e vendosur, kualifikimi në Ligën e Kampionëve”.

Sezoni quhet pozitiv me kualifikimin në Champions League?

Absolutisht po, ky ka qenë qëllimi ynë që në fillim të sezonit.

Ky projekt ka nisur tri vite më parë për të rinjtë, të gjithë të trajnuar nga ne. Është duke bërë një punë të shkëlqyer në perspective, ndaj jemi të lumtur për ta vazhduar atë.

A do të qëndrojë Allegri?

Ne duam ta mbajmë trajnerin dhe ai është shumë i lumtur. Në kohën e duhur do të ulemi për të diskutuar të ardhmen tonë së bashku.

Situata e Alcaraz…

Duhej të sillnim një futbollist që nuk do të pengonte ecurinë e grupit, me të cilin jemi shumë të kënaqur. Na erdhi rasti 48 orë para përfundimit të merkatos dimërore, ndaj nuk kishte kohë për ta negociuar kontratën, të ardhmen. Do të vijë koha e duhur për të folur mbi këtë me klubin që i përket.

Pse nuk luan ai?

Jemi shumë të kënaqur me të, sapo ka ardhur. Po e mbrojmë nga lëndimet e mundshme etj. Bëmë një operacion të lehtë, gjithashtu korrekt nga pikëpamja ekonomike. Nuk kishim nevojë të merrnim startues në atë rol, por të rrisnim grupin në nivel numerik, duke marrë një lojtar të perspektivës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat