Futbollisti pësoi një dëmtim në kokë, futet në koma

Futboll

Futbollisti pësoi një dëmtim në kokë, futet në koma

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:18
Alberth Elis

Sulmuesi i Bordosë, Alberth Elis, ndodhet në gjendje kome që nga mbrëmja e së shtunës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kokë.

Shkak ishte një përplasjeje me një kundërshtar, konkretisht Donatien Gomis në sekondën e 34-të të ndeshjes së Ligue 1 me Bordo dhe Guingamp (rezultati përfundimtar 1-0).

Lojtari nga Hondurasi u ndihmua menjëherë në fushë nga mjekët dhe u largua nga fusha me barelë. Më pas ai është dërguar në spital ku sipas asaj që raportohet ka qenë në vetëdije.

Vetëm më vonë u mor vendimi për ta vendosur në koma farmakologjike: 28-vjeçari iu nënshtrua edhe operacionit gjatë natës. Familja, shkruan L'Equipe, tani është në pritje të lajmeve, nga frika e dëmtimeve të mundshme neurologjike.

Mbrojtësi i Guingamp-it, Donatien Gomis, komentoi për atë që ndodhi në fushë: "Ai e mori topin fillimisht, pastaj unë e godita. Për një moment edhe unë u shtanga. Vura re se ai humbi ndjenjat, shpresoj të përmirësohet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat