Ngec Besëlidhja

Futboll

Ngec Besëlidhja

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, ku skuadrat pretendente kanë arritur të sigurojnë 3 pikët në kuadër të javës së 14-të të kampionatit. Janë shënuar vetëm 9 gola në këto sfida. Në këtë mënyrë Pogradeci ka triumfuar ndaj Maliqit me shifrat 2-0.

Po 2-0 ka triumfuar edhe Sopoti ndaj Gramshit, ndërsa Valbona ka fituar 12-0 ndaj Tërbunit në transfertë. Murlani dhe Naftëtari u ndanë në barazim 2-2 mes tyre në një sfidë spektakolare mes dy ekipeve.

Ndërkohë nuk ka fituar në duelin mes Besëlidhjes dhe Ilirisë, me ekipet që kanë ndarë kështu nga 1 pikë, pasi sfida përfundoi 0-0 mes tyre.

Ndeshjet dhe rezultatet:

Maliqi – Pogradeci 0 – 2 (Nallbati 65′, Kazeem 68′)

Sopoti – Gramshi 2 – 0 (Cota M 45′, Sejdini 67′)

Tërbuni – Valbona 0 – 1 (Krasniqi 53′)

Besëlidhja – Iliria 0 – 0

Murlani – Naftëtari 2 – 2 (Hasaj  45′, Djepaxhia 77’/ Pepa 16′, Caushaj 90+2′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat