Fundi i tunelit, ylli i Real Madrid po djeg kohët e riaftësimit!

Futboll

Fundi i tunelit, ylli i Real Madrid po djeg kohët e riaftësimit!

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 14:34
Real Madridi

Real Madridi është gati të mirëpresë një futbollist kyç të skuadrës së tyre përpara kohës vendimtare të sezonit, që është Eder Militao.

Mbrojtësi brazilian pati problem me ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gusht teksa luante kundër Athletic Bilbao dhe që atëherë, ai ka punuar për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur.

Riaftesimi i Militaos ka qenë shumë mbresëlënës. Gjashtë muaj pas incidentit dhe operacionit të mëvonshëm, ai tashmë është duke bërë punë individuale me topin.

Sipas rrethit të lojtarit– siç raportohet nga mediumi Relevo – Militao është “praktikisht gati” për të rikthyer në aksion.

Ideja është që Militao të kthehet në stërvitjet në grup në të ardhmen shumë të afërt, me synimin që ai të rikthehet me kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që do të fillojnë në fillim të prillit – me kusht që Real Madrid të eliminojë RB Leipzig në fazën e 1/8-tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat