Manaj më pranë kombëtares?

Futboll

Manaj më pranë kombëtares?

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Rei Manaj

Dita e sotme është e veçantë për Rei Manaj, që feston ditëlindjen e tij të 27-të.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Sivasporit në Turqi, duke shënuar gola javë pas jave.

Manaj synon që me paraqitjet e tij të bindë trajnerin Silvinjo që ta grumbullojë në fazën finale të kampionatit evropian Euro 2024.

FSHF ka uruar sulmuesin në këtë ditë të veçantë përmes një postimi në rrjetet sociale.

A është kjo një shenjë që Manaj është më pranë kombëtares? Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi përfundimtar i trajnerit brazilian në lidhje me sulmuesin.

“Sot feston ditëlindjen sulmuesi kuqezi, Rey Manaj! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë!  Gëzuar ditëlindjen Rey!”, shkruhet në postimin e Federatës shqiptare të Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat