De Zerbi kundër mikut De Rossi në Ligën e Europës

Futboll

De Zerbi kundër mikut De Rossi në Ligën e Europës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 18:48
Roberto De Zerbi

Shorti i Ligës ë Europës ka vënë përballë në turin tjetër Brajtonin e Roberto De Zerbit me Romën e Daniele De Rossit.

Një përballje mes dy skuadrash të cilat duan të bëjnë mirë në këtë turne, por mbi të gjitha është një sfidë mes dy trajnerësh që janë shumë miq me njëri-tjetrin, siç ka zbuluar vetë ai i klubit anglez.

“Roma është një kundërshtar i vështirë, por unë dua të vazhdoj të përqendrohem te Everton, ndërsa më pas do të kemi edhe sfidën e Kupës FA ndaj Ullvërhempton.

Ndaj Romës do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse duam të ecim përpara në Ligën e Europës, e dimë që duhet të luajmë dhe fitojmë ndaj kujtdo”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp para sfidës me Everton në kampionat.

“De Rossi është një mik i imi. Vajzat tona janë gjithashtu mike me njëra-tjetrën dhe unë kam prej shumë kohësh një respekt të madh për të.

E dija që para se të shkonte te Roma që mund të bëhej një trajner i madh, pasi edhe si futbollist tregonte në fushë karakter të pabesueshëm, edhe për shkak se babai i tij është një trajner.

Ai e ndjen dhe merr frymë me futbollin ashtu si unë, ka një zemër të madhe, është një person i apasionuar dhe siç e thashë, jemi miq të mirë. Por qartësisht shpresoj që të fitoj unë”, tha De Zerbi para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat