Pileshkov në Strugë, Tefiku në Ohër

Futboll

Pileshkov në Strugë, Tefiku në Ohër

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 14:02
Pamje nga një ndeshje

Nesër dhe pasnesër do të luhen ndeshjet e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Gjyqtarët janë deleguar, kështu që në superderbin e Strugës ku takohen Struga TL dhe Shkupi, arbitër kryesor do të jetë Dimitar Pileshkov nga Shtipi.

Në Ohër, takimin mes Voska Sport dhe Sileks do ta drejtojë Nderim Tefiku nga Kumanova.

Në derbin e fundit, në të cilin takohen Vardari dhe Bregalnica, gjyqtar do të jetë Stojance Trpçevski nga Kavadari.

Çiftet dhe gjyqtarët e javë së 20-të në Ligën e Parë.

E shtunë, ora 14:00

Struga TL – Shkupi: Dimitar Pileshkov (Shtip)

E diel, ora 14:00

Shkëndija – Gostivari: Marjan Mladenovski (Shkup)
Vardar – Bregalnicë: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
Tikvesh – Rabotnicki: Aleksandar Stavrev (Shkup)
Voska Sport– Sileks: Nderim Tefiku (Kumanovë)
Brera – Makedonija GJP: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat