De Rossi: Fitore e merituar në një stadium të mrekullueshëm

Futboll

De Rossi: Fitore e merituar në një stadium të mrekullueshëm

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:30
Daniele De Rossi

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Feyenoord-it dhe kualifikimin në rundin e radhës në Europa League.

“Romakët” mbrëmë mundën skuadrën holandeze (4-2), pas ekzekutimit të penalltive duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Europa League-s.

“Është bukur të kujtosh gjithçka që ndodhi në këtë ndeshje.

Nata ime e parë evropiane me Romë në këtë gare.

Jam i kënaqur që përfundojë kështu. Një fitore e merituar më atë që bëmë në këtë ndeshje”, ka thënë De Rossi.

“Ne jemi një ekip i mirë. Jam i lumtur që fituam në një stadium të mrekullueshëm”, ka theksuar tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat