Shqiptarët tronditën Galatasarayn, eliminojnë nga garat e Evropës 

Futboll

Shqiptarët tronditën Galatasarayn, eliminojnë nga garat e Evropës 

Nga: K. G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 23:07
Sparta

Gjiganti turk Galatasaray është tronditur në Pragë, duke u eliminuar nga garat e Europa League.

Galatasaray ka pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Sparta, duke iu zhvlerësuar fitorja në takimin e parë në Stamboll me 3:2. 

Skuadra turke eliminohet me rezultat të përgjithshëm 6:4. 

Shqiptari Indrit Tuci futet në lojë në minutën e 66-të, shënoi për epërsinë 2:1 e asistoi në golin e tretë, ndërsa Qazim Laçi ka luajtur titullar duke asistuar në golin e katërt.

Për Spartën shënuan Preciado (8'), Tuci (74'), Haraslin (80') e Kuchta (90+4’).

Galatasaray në 20 minuta e fundit mbeti pa një lojtar, Ayhan është përjashtuar me karton të kuq 

Bardakci në minutën e16-të shënoi për skuadrën turke.

Shqiptarët tronditin Galatasarayn, eliminojnë nga garat e Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat