Bayerni preferon Alonso-n ose Zidane-n

Futboll

Bayerni preferon Alonso-n ose Zidane-n

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:57
Alonso dhe Zidane

Xabi Alonso është emri i preferuar te Bayern për të marrë drejtimin sezonin e ardhshëm, i ndjekur nga Zinedine Zidane si menaxhues kampionësh.

I treti është “djali i shtëpisë”, Sebastian Henes, që po shijon suksesin te Stuttgart.

Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane janë dy emrat më të nxehtë në preferencat e Bayernit për të zëvendësuar Tomas Tuchel në stolin e trajnerit që nga 1 korriku.

Veç tyre, emri i tretë në listë është Sebastian Henes, trajneri i Stuttgartit, që ashtu si Alonso me Leverkusen e transformuar plotësisht skuadrën e tij.

Alonso është i preferuari dhe bavarezët kanë besim se mund ta bindin të marrë drejtimin, pasi Karl Hainc Rumenige dhe Uli Henes kanë marrëdhënie shumë të mira me të, të cilat i kanë ruajtur që nga koha kur basku luante me Bayern.

Pas përfundimit të karrierës ata i ofruan postin e drejtorit sportiv apo trajnerit të të rinjve. Por Leverkusen është i bindur që Alonso do të qëndrojë dhe emri i dytë për Bayern është Zidane. Gjermanishtja nuk është kusht për trajnerin, aq më tepër që te Bayern ka një koloni francezësh. Zidane pëlqehet për menaxhimin e lojtarëve, çka ka munguar kohët e fundit te bavarezët.

Emri i tretë, Sebastian Hënes, është familjar te Bajern, pasi është nipi i Uli Henes dhe djali i ish-sulmuesit të bavarezëve, Diter Hënes. Aktualisht Sebastian Henes po kalon periudhë suksesi te Stuttgart, duke e ngritur në vendin e tretë pas e udhëhoqi në luftën për mbijetesë sezonin e kaluar.

Më parë, Henes ka drejtuar skuadrën e dytë të Bayernit, si dhe Hofenheimin në Bundesliga.

Ndërkaq, norvegjezi Ole Gunar Solskjer, i përmendur në shtyp, është si opsion vetëm për të drejtuar skuadrën deri në qershor në rast se Tuchel largohet pa e përfunduar sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat