Fushë Kosova pëson fiasko nga Llapi

Futboll

Fushë Kosova pëson fiasko nga Llapi

Nga: K.G. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Hamdi Namani

Llapi  Podujevës tani është vetëm një pikë larg liderit të kampionatit, Ballkanit të Therandës. 

Fushë Kosova në cilësinë e vendasit në stadiumin "Sami Kelmend" në Lipjan, ka pësuar fiasko nga Llapi me rezultat 3:0, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbolli të Kosovës. 

Me këtë humbje Fushë Kosova ka pak shumë pak shpresa për të mbetur në elitë.

Hamdi Namani (23'), Muhamet Hyseni (57') e Ilir Blakçori (68') shënuan për fitoren e llapjanëve. 

Fushë Kosova mbetet me një lojtar më pak në 24 minutat e fundit.

Ballkani kryeson me 44 pikë, pasojnë Llapi me 43, Drita 40 e Fushë Kosova gjendet në vend të 9-të me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat