Yamal theu një rekord të madh sonte

Futboll

Yamal theu një rekord të madh sonte

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:01
Yamal

Nuk ka fitues mes Napolit dhe Barcelonës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dueli i zhvilluar në “Stadio Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultat 1:1.

Ishte Robert Lewandowski i cili kaloi mysafirët në epërsi me një gol në minutën e 60-të, pas asistimit nga Pedri.

Megjithatë, Napoli arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 75-të.

E ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal theu një rekord sonte.

Ai ishte startues në këtë ndeshje, duke u bërë futbollisti më i ri ndonjëherë që luan në një ndeshje të nokautit në Ligën e Kampionëve.

Ai është 16 vjecar e 223 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat