De Rossi kërkon kualifikimin në Europa League

Futboll

De Rossi kërkon kualifikimin në Europa League

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:00
Daniele De Rossi

Roma e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen e parë të raundit të 1/16-tave në Holandë ndaj Feyenoord.

Në Olimpico, verdhekuqtë do të tentojnë kualifikimin në kompeticionin europian teksa në konferencë për shtyp, trajneri Daniele De Rossi theksoi se ka në dispozicion lojtarë të shkëlqyer që nuk kanë nevojë për shumë leksione.

“Janë djalosha fantastikë këta që kam në dizpozicion, nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë sepse ata kuptojnë shpejt. Për Huijsen nuk ka limite, e lexon ndeshjen në mënyrë të përkryer.

Duket si një veteran në fundin e karrierës, tani i duhet që të ketë vazhdimësi përgjatë gjithë ndeshjes.

Sekreti i rezultateve pozitive? Kam gjetur futbollistë të shkëlqyer dhe kemi ndërtuar një staf me persona të aftë. Ka një atmosferë fantastike.

Këtu ndihmojnë edhe rezultatet dhe ndjehemi mirë që kemi pasur edhe fatin me vete në disa raste. Feyenoord është një skuadër e vështirë dhe që shënon gola.

Do të jetë një ndeshje e vështirë në të cilën ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë”, u shpreh De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat