Prishtina do vetëm fitore ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina do vetëm fitore ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Prishtina

Prishtina dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Emmanuel Egbo vjen nga një seri pozitive në pranverë me dy fitore dhe një barazim, kështu që synon fitoren e radhës për të rimarr pozitën e katërt.

Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës vjen nga një fitore e ndeshjes së fundit dhe dëshiron të vazhdojë me rezultate pozitive për të lënë Prishtinën poshtë vetes në renditje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Limani, Useini, Muja; Islami, Gashi; Pefqeli, Nimani, Hyseni; Kryeziu;

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Vitija, Brruti, Ferati; Mustafa, Aliu, Hazrollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat