Barcelona sfidohet nga Napoli, çfarë thotë Xavi?

Futboll

Barcelona sfidohet nga Napoli, çfarë thotë Xavi?

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 11:54
Xavi Hernandez

Për trajnerin e Barcelona-s, Xavi Hernandez ndeshja ndaj Napoli-t në Champions League, e vlefshme për takimin e parë të 1/8-ave, nuk ka për të qenë aspak e thjeshtë.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi ai foli në veçanti për rikthimin pas dy vitesh mungesë në këtë raund, teksa theksoi se kjo gjë u jep shpresë për të ecur përpara.

“Për ne, rikthimi në 1/16-at paraqet shpresë. Duam të arrijmë në çerekfinale. Ndaj Napolit do të duhet të tregojmë gjithçka që kemi punuar, ka kushtet për të luajtur një ndeshje e madhe”-tha fillimisht kreu i kalatalanasve.

Më tej, ai theksoi se do ta kenë të vështirë në këtë përballje duke ditur se Napoli ka ndërruar trajner, por edhe për faktin se luajnë kundër kampionëve të Italisë.

“Napoli ka ndërruar trajner në mënyrë befasuese. Nuk është e lehtë të përgatitësh ndeshjen me këtë ndërrim trajneri, por duhet të tregojmë personalitet dhe të bëjmë gjithçka mirë në sulm dhe në mbrojtje sepse po luajmë kundër kampionëve të Italisë.

Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia formojnë një sulm të madh, janë lojtarë të nivelit të lartë”-vijoi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat