Largohet Gattuso, Marseille prezanton trajnerin e ri

Futboll

Largohet Gattuso, Marseille prezanton trajnerin e ri

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:43
Pamje nga prezantimi

Olympique Marseille prezanton trajnerin e ri.

Aventura e Gennaro Gattusos në Francë tashmë ka përfunduar, pasi sot klubi ka njoftuar shkarkimin e tij. "Olympique Marseille njofton përfundimin e bashkëpunimit me Gennaro Gattuso.

Olympique Marseille falënderon veçanërisht Gennaron dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin e madh të demonstruar dhe i uron fat në të ardhmen".

Klubi transalpin njoftoi menjëherë pasardhësin e tij. Do të jetë Jean-Louis Gasset.

Trajneri u shkarkua në Kupën e Kombeve të Afrikës nga Bregu i Fildishtë pas një raundi zhgënjyes kualifikues. Gjëja e bujshme është se ekipi kombëtar fitoi më pas trofeun.

"Olympique Marseille njofton emërimin e Jean-Louis Gasset si trajner të ekipit të parë.

Një trajner me përvojë në nivel klubi dhe kombëtar, Jean-Louis Gasset ka kaluar më shumë se 30 vjet në stola të ndryshme të kampionatit francez dhe jashtë vendit.

Përvojat e tij si asistent apo trajner i Girondins de Bordeaux, AS Saint-Etienne, Montpellier HSC dhe PSG e kanë bërë atë një nga trajnerët francezë më me përvojë dhe e kanë lejuar të fitojë 4 kampionate franceze (2009, 2014, 2015, 2016), 2 Kupa Franceze (2015, 2016) dhe 4 Kupa të Ligës (2009, 2014, 2015, 2016)”, shkruhet mes te tjerash në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat