Kaq do t’i kushtojë Real Madridit në total Mbappe

Futboll

Kaq do t’i kushtojë Real Madridit në total Mbappe

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:04
Kylian Mbappe në mes

Operacioni për nënshkrimin e Kylian Mbappe do t’i kushtonte Real Madridit 500 milionë euro, duke llogaritur gjithçka që do të paguajnë “Los Blancos” për francezin, gjatë kontratës 5-vjeçare (kanë rënë dakord në parim).

Pak nga pak shifrat e këtij operacioni makroekonomik po bëhen konkrete. Mbappé do të fitojë 14 milionë euro neto në sezon si pagë fikse, por kësaj shume duhet t’i shtojmë bonuset çdo sezon. Kjo është një nga çështjet që ende nuk është mbyllur në marrëveshjen parimore mes dy palëve.

Bonusi i nënshkrimit është një tjetër nga shumat e rëndësishme në këtë marrëveshje. Ka versione të ndryshme. Disa media spanjolle flasin për 30 milionë euro në sezon, ndërsa “El Chiringuito” nënvizon 40 milionë euro, ndonëse nuk ka specifikuar nëse janë për çdo sezon apo të gjitha njëherësh.

Të drejtat e imazhit janë një tjetër nga çështjet delikate të marrëveshjes. Përqindjet specifike nuk dihen, por gjithçka tregon se lojtari do të ketë një pjesë të madhe të përqindjes së të drejtave të tij të imazhit.

Sipas asaj që thanë në “El Chiringuito”, të ardhurat nga të drejtat e imazhit do të shkojnë 80% për Mbappe dhe 20% për Real Madridin. Mësohet se 100% e të drejtave të imazhit të kontratave të nënshkruara nga 24-vjeçari para se të mbërrijë te Real Madridi do të vijojnë t’i kalojnë vetë futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat